
1.Është llogaritur që çdo vit, në rang botëror, humbet ose shpërdorohet më tepër se 1,3 miliard tonë ushqim. Kjo do të thotë se çdo vit, në total, afërsisht 1/3 e të gjithë ushqimit të prodhuar humbet ose shpërdorohet. Kjo është e barabartë me afërsisht 100 kg ushqim të humbur ose të shpërdoruar për secilin prej nesh.

2. Një pjesë e këtij ushqimi të shpërdoruar përdoret për të krijuar energji në impiantet e tretjes anaerobe. Këtu, materiali i biodegradueshëm, si për shembull mbetjet ushqimore, mund të përdoren për të krijuar energji. Një pjesë e ushqimit të shpërdoruar përdoret si ushqim për kafshët, dhe disa persona e përdorin atë në kopshtet e tyre për të krijuar pleh organik. Gjithsesi, pjesa më e madhe e ushqimit të shpërdoruar përfundon në vendgrumbullime, ku dekompozohet.
Pasi hidhet, shpesh ushqimi i shpërdoruar zë tokë që mund të përdorej për qëllime të tjera. Transportimi i tij deri në vendgrumbullim kushton energji dhe
para si dhe prodhon CO2. Gjatë dekompozimit në vendgrumbullime, mbetjet ushqimore ndotin zonën rrethuese dhe gjithashtu prodhojnë gaze me efekt
serrë.
Gjithsesi, trajtimi i ushqimit të shpërdoruar është vetëm një pjesë e problemit në tërësi. Le të shohim atë që ne e quajmë zinxhiri i furnizimit ushqimor.

3. Rruga e ushqimit nga ferma ose një tjetër vend prodhimideri në pjatat tona quhet zinxhiri i furnizimit ushqimor. Ai përfshin të gjitha etapat e ndryshme në të cilat kalon ushqimi gjatë kësaj rruge. (3a) Zinxhiri i furnizimit ushqimor nis nga fermeri. Frutat, drithërat dhe perimet rriten në fusha ose në serra. Kafshët rriten në ferma dhe peshqit në rezervuare peshku.
(3b) Frutat dhe perimet çohen në tregje ose në qendrat e trajtimit dhe përpunimit ku paketohen dhe ndonjëherë përpunohen e përgatiten për transport. Kafshët çohen në thertore dhe më pas mishi frutave, perimeve e drithërave si dhe mishi janë pjesë përbërëse e produkteve të ndryshme, kështu që nga qendra e paketimit ato çohen në një impiant prodhimi, ku me anë të përpunimit kthehen në vakte të gatshme ose në ushqime të tjera. Ato paketohen sërish dhe më pas
3c) shpërndahen te shitësit me pakicë (3d). Në hapin e fundit, ushqimi dërgohet
3e) në restorante, mensa ose në shtëpitë tona. Më e mira do të ishte që zinxhiri ushqimor të mbaronte këtu, por siç e dini tashmë, një pjesë e mirë e ushqimit në fakt nuk konsumohet, (3f) por hidhet dhe u kalon sistemeve të eliminimit të mbetjeve ushqimore. Zinxhirët e furnizimit ushqimor janë globalizuar shumë gjatë dekadave të fundit. Ndërkohë që një pjesë e madhe e zinxhirit të furnizimit ushqimor zhvillohej brenda të njëjtit vend, ose të paktën në të njëjtin kontinent, sot produktet mund të transportohen në çdo pjesë tjetër të botës.Le t’u hedhim një vështrim problemeve që mund të shkaktojnë humbja dhe shpërdorimi i ushqimit në hapa të ndryshëm të zinxhirit të furnizimit ushqimor.
PYETJA: Cilat janë avantazhet dhe problemet që lidhen me globalizimin e zinxhirit të furnizimit ushqimor?
PËRGJIGJJA: Një nga avantazhet është fakti që kompanitë mund t’i prodhojnë mallrat e tyre aty ku kostoja është më e lirë, duke ulur kështu çmimet për konsumatorin fundor. Zinxhirët globalë të furnizimit ushqimor mundësojnë një variacion më të madh ushqimesh. Problemet më të mëdha shkaktohen nga çlirimi i gazeve me efekt serrë i shkaktuar nga transporti i ushqimit në të gjithë botën, gjë që ndikon në ndryshimet klimatike. Gjithashtu, mund të jetë më e vështirë të verifikohet dhe të dokumentohet origjina, siguria dhe cilësia e ushqimit.

4. Prodhimi, shpërndarja dhe përgatitja e ushqimit kërkon karburant dhe energji si dhe prodhon gaze me efekt serrë, si për shembull CO2, metan dhe azot. 3,3 gigatonë gaze me efekt serrë çlirohen çdo vit gjatë prodhimit, përpunimit, ruajtjes dhe transportimit të ushqimit që më pas humbet ose hidhet, e që dekompozohet në vendgrumbullime, ku ndikon gjithashtu në rodhimin e gazeve me efekt serrë.
PYETJA: Përse janë kaq të larta nivelet e gazeve me efekt serrë të çliruara gjatë prodhimit të ushqimit? PËRGJIGJJA: Një pjesë e madhe e CO2 prodhohet gjatë veprimtarive bujqësore, si për shembull plugimi dhe korrja dhe, sigurisht, gjatë transportimit të ushqimit nëpër botë. Trajtimi i drithërave me plehra azotike çliron oksid azoti (një gaz me efekt serrë 300 herë më i fuqishëm sesa CO2 dhe një kimikat kryesor në shkatërrimin e shtresës së ozonit) në tokë dhe ajër. Për ruajtjen dhe përpunimin e ushqimit nevojiten sasi të mëdha elektriciteti, dhe gjatë kësaj faze çlirohen shumë gaze me efekt serrë. Për më tepër, dekompozimi i ushqimit si edhe aktivitetet blegtorale prodhojnë metan, një tjetër gaz me efekt serrë.
Kjo krijon një gjurmë karboni më të madhe sesa ajo e çdo vendi, me përjashtim të Kinës dhe SHBA-së, që nënkupton se nëse do të humbiste ose do të shpërdorohej më pak ushqim, ne do të mund të pakësonim çlirimin e gazeve me efekt serrë dhe do të ndihmonim me sukses në betejën kundër ndryshimit klimaterik.
PYETJA: Çfarë është gjurma e karbonit? PËRGJIGJJA: Gjurma e karbonit është ajo që ne e quajmë sasia totale e gazeve me efekt serrë të çliruara nga një burim i vetëm (p.sh. person, organizatë, produkt ose ngjarje).

5.Toka është e mbështjellë nga shtresa të ndryshme të atyre që i quajmë gaze me efekt serrë. Së bashku ato përbëjnë atmosferën. Atmosfera e Tokës nuk lejon ftohjen e saj në hapësirë. Ajo lejon depërtimin e disa rrezeve të diellit, por gjithashtu ndalon edhe një pjesë të nxehtësisë që të largohet sërish nga Toka. Shfaqja e gazeve me efekt serrë është normale, dhe pa to në Tokë nuk do të kishte jetë. Gjithsesi, njerëzit kanë prodhuar gjithnjë e më shumë gaze me efekt serrë, nëpërmjet industrisë, bujqësisë, veprimtarive të eliminimit të mbetjeve dhe djegies së lëndëve djegëse fosile në makina dhe impiante energjetike që punojnë me qymyr. Gazet me efekt serrë që ne prodhojmë e kanë çekuilibruar atmosferën natyrore, dhe kanë ndikuar në ndryshimin klimatik. Tashmë vëllimi i këtyre gazeve në atmosferë është shumë i madh dhe nxehtësia që duhet të largohet nga Toka nuk arrin të çlirohet e gjitha në hapësirë. Ndryshimi klimatik e bën planetin tonë më të ngrohtë nga ç’duhet të jetë. Nëse vazhdojmë të prodhojmë sasi kaq të larta të gazeve me efekt serrë, një pjesë e madhe e akullit në Tokë do të shkrijë, niveli i detit do të rritet, dhe do të ketë më pak tokë ku mund të jetojnë njerëzit dhe kafshët. Moti do të bëhet më ekstrem. Disa kafshë dhe bimë nuk do t’u mbijetojnë këtyre temperaturave të reja, dhe për shumë njerëz do të bëhet më e vështirë që të rrisin prodhime dhe të gjejnë vende për të jetuar. Ka të ngjarë që rreziku i konflikteve të shtohet për shkak të konkurrencës për tokë, ujë dhe ushqim.

6. Ndër të tjera, ndryshimi klimatik, i cili përshpejtohet ngasasia e ushqimit që ne shpërdorojmë, çon në mungesa të ujit, thatësira dhe shkretëtirëzim në shumëvende të Tokës. Në të njëjtën kohë, për prodhimin e ushqimit përdoret shumë ujë. Një e katërta e të gjithë ujit që përdorim në bujqësi shfrytëzohet për prodhimin e ushqimit që më pas humbet ose shpërdorohet. Për rrjedhojë, gjurma e ujit e lidhur me humbjen dhe shpërdorimin e ushqimit është përafërsisht e njëjta sasi uji sa ajo që përdoret çdo vit nga të gjitha familjet në botë, dhe e barabartë me prurjet gjatë gjithë vitit të lumit Vollga, lumi më i gjatë në Evropë.

7. Një tjetër shqetësim është gjurma e tokës së zënë nga ushqimi i shpërdoruar, pra sipërfaqja e tokës që përdoret për prodhimin e ushqimit i cili më pas shpërdorohet. Për prodhimin e ushqimit që më pas humbet ose shpërdorohet, përdoren rreth 1,4 miliardë hektarë tokë. Nëse e krahasojmë këtë hapësirë me sipërfaqen e vendeve më të mëdha në Tokë, ajo renditet e dyta në madhësi pas sipërfaqes totale të Federatës Ruse. Vendet e prodhimit të ushqimit që më pas humbet ose shpërdorohet zënë një sipërfaqe toke më të madhe se ajo e Kinës ose Kanadasë.

8. Mënyra se si e rrisim ushqimin mund të jetë gjithashtu një kërcënim imadh për biodiversitetin.
PYETJA: A e dini se çfarë është biodiversiteti?
PËRGJIGJJA: Termi “biodiversitet” i referohet shumëllojshmërisë së jetës në Tokë në të gjitha nivelet, nga gjenet te mikrobet, nga kafshët tek ekosistemet. Të gjitha speciet dhe organizmat ndihmojnë në njëfarë mënyre në mjedisin e tyre të përbashkët, prandaj është shumë e rëndësishme të ndërhyjmë sa më pak që të jetë e mundur në funksionimin e ekosistemeve.
Pyjet priten për të krijuar hapësirë veçanërisht për fusha bujqësore. Nëpërmjet këtij procesi, që quhet shpyllëzim, shumë kafshë humbasin habitatin e tyre dhe rrezikojnë të zhduken. Për më tepër, bimët në këto pyje zhduken, gjë që shton problemet që lidhen me çlirimin e CO2 dhe gazeve të tjera me efekt serrë.
PYETJA: Përse prerja e pyjeve ndikon në ndryshimin klimatik? PËRGJIGJJA: Bimët përdorin dritën e diellit dhe CO2 për të prodhuar energji. Gjatë këtij procesi ato çlirojnë oksigjen. Kështu, bimët filtrojnë ajrin dhe thithin CO2. Kur presim pyjet, i gjithë CO2 çlirohet në atmosferë, gjë që ndikon në ndryshimin klimatik.

9. Nëse nuk e ndryshojmë mënyrën se si e trajtojmë ushqimin tonë, problemet që lidhen me humbjen dhe shpërdorimin e ushqimit do të rriten në mënyrë të konsiderueshme në të ardhmen. Popullsia botërore po rritet dhe ne duhet të bëjmë përmirësime të mëdha në mënyrën e rritjes dhe përdorimit të ushqimit, në mënyrë që në të ardhmen të ketë ushqim për të gjithë. Për rrjedhojë, shmangia e shpërdorimit të ushqimit ndihmon drejtpërdrejt në pakësimin e urisë në botë.

10. PYETJA: Në cilën pjesë të zinxhirit të furnizimit ushqimor mendoni se shfaqet secila nga gjurmët?

11. PËRGJIGJJA: Uji përdoret për të prodhuar dhe përpunuar ushqimin (gjurma e ujit).
Gjurma e tokës së zënë është më e madhe në vendet e prodhimit, por një pjesë toke shfrytëzohet edhe për ndërtimin e impianteve të përpunimit e trajtimit dhe vendgrumbullimeve. Gjurma e biodiversitetit të ushqimit të shpërdoruar është më e madhe në vendet e prodhimit ku, sikurse e dimë tashmë, pyje dhe habitate të tjera priten me qëllim që të krijohet hapësirë për fusha dhe ferma të reja. Por, biodiversiteti kërcënohet gjithashtu në vendet e përpunimit dhe në vendgrumbullime. Për shkak se ushqimi është gjatë gjithë kohës në lëvizje, çlirimi i gazeve me efekt serrë ndodh në thuajse të gjitha etapat e zinxhirit të furnizimit ushqimor (gjurma e karbonit): Motorët me naftë që përdoren për punë bujqësore në vendet e prodhimit çlirojnë CO2, ashtu si impiantet e përpunimit dhe paketimit, si dhe strukturat e ruajtjes në të ftohtë. CO2 çlirohet gjithashtu kur ushqimi transportohet në dyqane dhe nga dyqanet në shtëpitë tona. Vendgrumbullimet në fund të zinxhirit nuk përdorin ujë, por toksinat e tyre mund të ndotin tokën dhe ujin e pijshëm (gjurma e ujit). Në vendgrumbullime çlirohen më tepër se dhjetë gaze toksike, më i dëmshmi nga të cilët është metani, i cili ndikon gjithashtu te gjurma e karbonit e lidhur me shpërdorimin e ushqimeve.

12. Sikurse mund ta imagjinoni, ushqimi shpërdorohet gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit. Për ta bërë më të lehtë diskutimin e problemit, ka dy terma të ndryshëm që ne përdorim për të trajtuar këto procese të humbjes së ushqimit. Shpërdorim i ushqimit quhet atëherë kur ushqimet në vend që të ishin konsumuar shpërdorohen për shkak të pakujdesisë ose sjelljes sonë (p.sh. kur nuk bëjmë planifikim apo kur blejmë me tepri). Nëse diçka prishet në frigorifer për shkak se nuk e keni konsumuar në kohë, apo nëse e keni mbushur shumë pjatën dhe më pas i hidhni ushqimet e mbetura në vend që t’i hani ato, ky quhet shpërdorim i ushqimit. Humbje e ushqimit quhet atëherë kur ushqimet humbasin në mënyrë të paqëllimshme për shkak të problemeve në zinxhirët e furnizimit ushqimor (p.sh. nga ruajtja ose ftohja e papërshtatshme). Për shembull, nëse minjtë hanë misrin e rezervave, nëse peshku prishet gjatë transportimit për shkak se sistemi i ftohjes nuk punon, ose nëse i lëshoni dhe i thyeni vezët rrugës nga dyqani për në shtëpi, kjo quhet humbje e ushqimit. Nëse i referohemi të gjithë procesit nëpërmjet të cilit humbet ushqimi, ne përdorim termin “humbja dhe shpërdorimi i ushqimit”.

13. Ne si individë, nuk mund të kontribuojmë shumë në betejën kundër humbjes së ushqimit. Por, mund të kontribuojmë për të shmangur shpërdorimin e tij. Ushqimi shpër-dorohet për shkak se ne vendosim shumë ushqim në pjatat tona, blejmë shumë ushqim dhe nuk e hamë atë para se të prishet, ose për shkak se restorantet ose mensat e shkollës shërbejnë racione shumë të mëdha.

14. Pra ajo që mund të bëni, është thjesht të merrni racione më të vogladhe të kërkoni përsëri nëse do të jeni ende të uritur. Të gjitha ushqimet e mbetura vendosini në frigorifer për t’i konsumuar të nesërmen ose, nëse është e mundur, në ngrirje për t’i konsumuar një herë tjetër. Përpiquni dhe gjeni mënyra për ta përdorur ushqimin që ka rrezik të prishet. Ngrirja është një alternativë, por perimet mund t’i përdorni edhe për të bërë një gjellë ose lëng me to. Frutat që janë gati për t’u prishur mund të kthehen në lëng ose mund të përdoren për të bërë sallatë me fruta, salcë apo reçel.

15. Mendoni me kujdes për ato që ju duhen kur dilni për të blerë. Merrni me vete njëlistë blerjesh dhe blini vetëm ato që keni shënuar.Kur të dilni për të blerë mos i shmangni perimet dhe frutat me forma të çuditshme. Shumë supermarkete ua ofrojnë ato me çmime më të ulëta, por edhe po të mos e bëjnë, duke zgjedhur frutat me forma të çuditshme ju i tregoni pronarit se e blini ushqimin për shijen dhe vlerat e tij ushqimore dhe jo për formën e tij. Kur e vendosni ushqimin në frigorifer ose në dollapin e ushqimeve, organizojini në mënyrë që ushqimet që janë blerë së fundi të vendosen në fund.

16. Nëse ndodheni në një restorant apo mensë ku e dini se zakonisht shërbejnë shumë ushqim, kërkoni që në fillim një racion më të vogël. Nëse nuk mund ta përfundoni të gjithë pjatën, kërkoni t’ua paketojnë ushqimin e mbetur dhe shijojeni pjesën tjetër të vaktit tuaj të nesërmen në shtëpi. Kërkoni që mensa e shkollës suaj të krijojë një sistem për pakësimin e humbjes dhe shpërdorimit të ushqimit.

17. Të shpërdorosh ushqimin do të thotë të shpërdorosh energji, tokë dhe ujë. Nëse e shmangim shpërdorimin e ushqimit, më pak njerëz në botë do të vuajnë nga uria, më pak kafshë do të humbasin habitatin e tyre dhe ndryshimi klimatik do të ngadalësohet. Secili prej nesh mund të bëjë një ndryshim duke vendosur racione më të vogla në pjatë, duke ruajtur dhe ripërdorur ushqimet e mbetura dhe duke bërë blerje të kujdesshme. Së bashku ne mund ta luftojmë shpërdorimin e ushqimit. Prandaj, KUR KURSEN USHQIM, BËN NJË PUNË TË MIRË!