1. Herën tjetër që do të dilni për të blerë më tepër ushqim nga sa mund të mbani ose që do të shtoni ushqim në një pjatë të mbushur plot: kini kujdes!Ju mund të jeni duke shpërdoruar ushqim! Le t’i hedhim një vështrim asaj që kursimtarët e ushqimit si Lu, Amal dhe Sem mund të na tregojnë në lidhje me arsyen pse dhe mënyrën se si mund të shmangim shpërdorimin e ushqimit.
2. Çdo vit në mbarë botën humbet ose shpërdorohet rreth 1,3 miliardë tonë ushqim.Kjo nënkupton se rreth një e treta e të gjithë ushqimit të prodhuar në fakt nuk konsumohet. Kjo është e barabartë me afërsisht 100 kg ushqim të humbur ose të shpërdoruar për person në planet. Kjo do të thotë se për çdo dy mollë që hahen, njëra shkon dëm. Ju blini tre kos, por hani vetëm dy dhe e hidhni tjetrin sepse është prishur në frigorifer. Tri karota shkulen, por njëra prej tyre hidhet sepse është shumë e vogël, shumë e shtrembër ose sepse e kanë ngrënë minjtë në vendin ku po ruhej.
3.Prodhimi i ushqimit harxhon energji dhe çliron gaze me efekt serrë. Në total, çdo vit çlirohen 3,6 gigatonë gaze me efekt serrë gjatë prodhimit, përpunimit, ruajtjes dhe transportimit të ushqimit që
më pas hidhet. Kur e krahasojmë këtë me çlirimet në të gjitha vendeve të botës, vetëm Kina dhe SHBA-ja prodhojnë më shumë gaze me efekt serrë çdo vit
PYETJA: A e dini se çfarë janë gazet me efekt serrë? Çfarë shkaktojnë?
4. Toka është e mbështjellë nga disa shtresa të ndryshme të atyre që i quajmë gaze me efekt serrë. Së bashku ato përbëjnë atmosferën. Atmosfera nuk lejon që Toka të ftohet në hapësirë: Ajo lejon depërtimin e disa rrezeve të diellit, por gjithashtu ndalon edhe një pjesë të nxehtësisë që të largohet sërish nga Toka. Shfaqja e gazeve me efekt serrë është normale, dhe pa to në Tokë nuk do të kishte jetë. Gjithsesi, njerëzit kanë prodhuar gjithnjë e më shumë gaze me efekt serrë, p.sh. në industri, në bujqësi, në veprimtaritë e menaxhimit të mbetjeve dhe me anë të djegies së lëndëve djegëse fosile në makina dhe impiante energjetike që punojnë me qymyr. Gazet me efekt serrë që ne prodhojmë kanë çekuilibruar atmosferën natyrore dhe kanë ndikuar në ndryshimin klimatik. Një pjesë e madhe e këtyre gazeve ndodhet në atmosferë dhe jo e gjithë nxehtësia që duhet të largohet nga Toka mund të çlirohet në atmosferë. Ndryshimi klimatik e bën planetin tonë më të ngrohtë nga ç’duhet të jetë. Nëse vazhdojmë të prodhojmë sasi kaq të larta të gazeve me efekt serrë, një pjesë e madhe e akullit në Tokë do të shkrijë, niveli i detit do të rritet, dhe do të ketë më pak tokë ku mund të jetojnë njerëzit dhe kafshët. Moti do të bëhet më ekstrem. Disa kafshë dhe bimë nuk do t’u mbijetojnë temperaturave të reja, dhe për shumë njerëz do të bëhet më e vështirë që të rrisin prodhime dhe të gjejnë vende për të jetuar. Ka të ngjarë që rreziku i konflikteve të shtohet për
shkak të sfidave të shpërndarjes së tokës, ujit dhe ushqimit.
5. Ndër të tjera, ndryshimi klimatik, i cili përshpejtohet nga sasia e ushqimit që ne shpërdorojmë, çon në mungesa të ujit, thatësira dhe shkretëtirëzim në shumë vende të Tokës. Në të njëjtën kohë, për prodhimin
e ushqimit përdoret shumë ujë. Një e katërta e të gjithë ujit që përdorim në bujqësi përdoret për prodhimin e ushqimit që më pas humbet ose shpërdorohet. Kjo është afërsisht e barabartë me sasinë e ujit që përdoret çdo vit nga të gjithë njerëzit në planet.
6. Mënyra se si rrisim ushqimin mund të jetë gjithashtu shumë e dëmshme për atë që ne e quajmë biodiversitet. Pyjet priten për të krijuar hapësira për fusha dhe vende të tjera që përdoren përprodhimin e ushqimit.
PYETJA: A keni ndonjë ide se çfarë është biodiversiteti?
PËRGJIGJJA: Termi biodiversitet i referohet shumëllojshmërisë së jetës në Tokë në të gjitha nivelet e saj, nga gjenet te mikrobet, dhe nga kafshët tek ekosistemet. Të gjitha speciet dhe organizmat ndihmojnë në njëfarë mënyre në mjedisin e tyre të përbashkët, prandaj është shumë e rëndësishme të ndërhyjmë sa më pak që të jetë e mundur te funksionimi i ekosistemeve.
Kjo do të thotë që bimët në pyje zhduken, gjë që shton problemet që lidhen meçlirimet e CO2 dhe të gazeve të tjera me efekt serrë.
PYETJA: Përse ndikon prerja e pyjeve në ndryshimin klimatik?
PËRGJIGJJA: Bimët përdorin dritën e diellit dhe CO2 për të prodhuar energji. Gjatë këtij procesi ato çlirojnë oksigjen. Pra bimët filtrojnë ajrin dhe thithin CO2. Kur presim pyjet, i gjithë CO2 çlirohet në atmosferë, gjë që ndikon në ndryshimin klimatik.
Prerja e pyjeve nënkupton gjithashtu se shumë kafshë do të humbasin habitatin e tyre duke rrezikuar të zhduken.
PYETJA: A mund të përmendni disa kafshë që mund të jenë të rrezikuara nga shpyllëzimi, pra prerja e pyjeve?
A: p.sh. dhelpra, ujku, orangutangu, panda, gorilla.
7. Ushqimi që më pas shpërdorohet prodhohet në rreth 1,4 miliardë hektarë tokë, një hapësirë më e madhe kjo se Kina apo Kanadaja, vendi i dytë dhe itretë më i madh në botë. Kjo tokë nuk mund të përdoret për prodhimin e ushqimeve të tjera, për të ofruar habitat për kafshët ose bimët apo për të krijuar hapësira banimi për njerëzit.
8. Përdorimi me trepri i ujit dhe i tokës për të prodhuar ushqim që më pas humbet ose shpërdorohet do të kthehet në një problem edhe më të madhnë të ardhmen. Numri i njerëzve në Tokë vjen duke u rritur, por sasia e ujit dhe tokës në të cilën prodhohet ushqimi për të gjithë është e kufizuar. Duke shmangur humbjen dhe shpërdorimin e ushqimit secili nga ne pakëson numrin e njerëzve në botë që vuajnë nga uria. Në mënyrë që të ushqehemi të gjithë, ne duhet të bëjmë më tepër kujdes në lidhje me shpërdorimin e ushqimeve.
9. Blerja dhe përgatitja e ushqimeve për t’i ngrënë kërkon kohë dhe përpjekje.Akoma më shumë burime duhen për ta përgatitur ushqimin për shitjepërpara se ai të vijë në shtëpitë tona. Nëse e hidhni ushqimin, e gjithë puna që është dashur për prodhimin, përpunimin dhe transportimin e produkteve ushqimore shkon dëm. Për më tepër, hedhja e ushqimit krijon mbetje që duhen trajtuar dhe duhet shumë punë për të eliminuar mbetjet që mund të ishin shmangur.
10.Ushqimi humbet ose shpërdorohet përgjatë atij që ne e quajmë zinxhirii furnizimit ushqimor, pra në rrugën nga ferma në tryezë. Zinxhiri i furnizimit ushqimor fillon nga fermeri. Frutat, drithërat dhe perimet rriten në fusha ose në serra. Kafshët rriten në ferma dhe pe shqit në rezervuare peshku. Frutat dhe perimet çohen në tregje për t’u shitur ose në qendrat e trajtimit dhe përpunimit ku paketohen dhe ndonjëherë përpunohen e përgatiten për transport. Kafshët çohen në thertore dhe më pas mishi i tyre çohet gjithashtu në qendra trajtimi dhe përpunimi. Nga këtu ato çohen në tregje, dyqane dhe shitës të tjerë me pakicë. Në hapin e fundit ushqimi dërgohet në restorante, mensa, ose në shtëpitë tona. Më e mira do të ishte që zinxhiri i furnizimit ushqimor të mbaronte këtu, por siç e dini tashmë, një pjesë e mirë e ushqimit në fakt nuk hahet, por hidhet dhe u kalon sistemeve të eliminimit të mbetjeve ushqimore.
PYETJA: A e dini se çfarë ndodh me mbetjet tuaja ushqimore?
PËRGJIGJJA: Sistemet e eliminimit të mbetjeve ndryshojnë sipas vendit, kontesë dhe bashkisë. Më e mira do të ishte që mbetjet ushqimore të përdoreshin si ushqim për kafshët ose për të bërë pleh në shtëpi. Një mundësi tjetër është përdorimi i tyre në impiantet e tretjes anaerobe, në të cilat mbetjet përdoren për të krijuar një biogaz që mund të përdoret për të prodhuar energji elektrike dhe nxehtësi. Megjithatë, fatkeqësisht, shumica e mbetjeve ushqimore transportohen në vendgrumbullime, ku shpërbërja e tyre prodhon një gaz me efekt serrë të quajtur metan. e tyre prodhon një gaz me efekt serrë të quajtur metan.
11. Humbje e ushqimit quhet atëherë kur ushqimet humbasin në mënyrë të paqëllimshme për shkak të problemeve në zinxhirët e furnizimit ushqimor (p.sh. nga ruajtja ose ftohja e papërshtatshme). Për shembull, nëse minjtë hanë misrin e rezervave, nëse peshku prishet gjatë transportimit për shkak se sistemi i ftohjes nuk punon, ose nëse i lëshoni dhe i thyeni vezët rrugës nga dyqani për në shtëpi, kjo quhet humbje e ushqimit. Shpërdorim i ushqimit quhet atëherë kur ushqimet në vend që të ishin konsumuar shpërdorohen për shkak të pakujdesisë ose sjelljes sonë (p.sh. kur nuk bëjmë planifikim apo kur blejmë me tepri). Nëse diçka prishet në frigorifer për shkak se nuk e keni ngrënë në kohë, apo nëse e keni mbushur shumë pjatën dhe më pas i hidhni ushqimet e mbetura në vend që t’i hani ato, kjo quhet shpërdorim i ushqimit. Ne si individë nuk mund të bëjmë shumë për të pakësuar humbjen e ushqimit, por mund të bëjmë shumë për të pakësuar sasinë e ushqimit që shpërdorohet pasi del nga dyqani.
12. Ushqimi shpërdorohet për shkak se ne vendosim shumë ushqim në pjatat tona, blejmë shumë ushqim dhe nuk e hamë atë para se të prishet, ose për shkak se restorantet ose mensat e shkollës shërbejnë racione shumë të mëdha.
13. Pra ju thjesht mund të merrni racione më të vogla dhe të kërkoni përsëri nëse do të jeni ende të uritur. Vendosini të gjitha ushqimet e mbetura në një enë të mbyllur dhe më pas në frigorifer që t’i hani të nesërmen, ose në ngrirje që t’i hani një herë tjetër. Përpiquni dhe gjeni mënyra për ta përdorur ushqimin që ka rrezik të prishet – ngrirja është një mundësi, por ju mund t’i përdorni perimet edhe për të bërë një gjellë ose lëng me to. Frutat gati për t’u prishur mund të kthehen në lëng ose mund të përdoren për të bërë sallatë me fruta, salcë apo reçel.
14.Së bashku me prindërit ose kujdestarët tuaj mendoni me kujdes për atëqë duhet të blini.Merrni me vete një listë blerjesh dhe blini vetëm ato që keni shënuar. Kur të dilni për të blerë mos i shmangni perimet dhe frutat me forma të çuditshme. Shumë supermarkete ua ofrojnë ato me çmime më të ulëta, por edhe po të mos e bëjnë, duke zgjedhur frutat me forma të çuditshme ju i tregoni pronarit se e blini ushqimin për shijen dhe vlerat e tij ushqimore dhe jo për formën e tij. Dhe në fund, kur t’i çoni ushqimet në shtëpi dhe t’i vendosni në frigorifer ose në dollapin e ushqimeve, organizojini në mënyrë që ushqimet më të freskëta të vendosen në fund.
15.Nëse ndodheni në një restorant apo mensë ku e dini se zakonishtshërbejnë shumë ushqim, kërkoni që në fillim një racion më të vogël.Nëse nuk mund ta përfundoni ushqimin, kërkoni t’ua paketojnë ushqimin e mbetur dhe shijojeni pjesën tjetër të vaktit tuaj të nesërmen në shtëpi. Kërkoni që mensa e shkollës suaj të instalojë një sistem për pakësimin e shpërdorimit të ushqimit.
16. Të shpërdorosh ushqim do të thotë të shpërdorosh energji, tokë dhe ujë.Nëse e shmangim shpërdorimin e ushqimit, më pak njerëz në botë dotë vuajnë nga uria, më pak kafshë do të humbasin habitatin e tyre dhe ndryshimi klimatik do të ngadalësohet. Secili prej nesh mund të bëjë një ndryshim duke vendosur racione më të vogla në pjatë, duke ruajtur dhe ripërdorur ushqimet e mbetura dhe duke bërë blerje të kujdesshme. Së bashku ne mund ta luftojmë shpërdorimin e ushqimit. Prandaj KUR KURSEN USHQIM, BËN NJË PUNË TË MIRË!