Zbërtheni këshillat e shpërdorimit të ushqimit
Nxënësve u kërkohet të zbërthejnë tri këshilla të ndryshme për shpërdorimin e ushqimit në mënyrë
që të shfaqin sloganin e kursimtarëve të ushqimit.
Kohëzgjatja: 15 min
- Kopje të printuara të fletës së punës FP 2, “Zbërtheni këshillat e shpërdorimit të ushqimit!” (nga një fletë për dy nxënës)
- Kopje e printuar e fletës së zgjidhjeve për vete
Udhëzime:
• Ndajini nxënësit në grupe me nga dy veta.
• Shpërndani fletët e punës dhe kërkojuni nxënësve të punojnë së bashku për t’i zgjidhur.
• Krahasoni rezultatet.

Shkarko ne fomartin PDF
1.Ana dhe Teo blejnë 4 mollë dhe 3 banane. Teo ha një mollë në shkollë dhe një tjetër e ndan
me shokun.Një banane ka marrë ngjyrë kafe, ndaj ai e hedh. Ana hedh një mollë rrugës për në
shtëpi, ajo rrotullohet në kanal dhe humbet. Në shtëpi, fëmijët përgatisin një sallatë me fruta duke
përdorur një banane dhe një mollë. Qeni i tyre, Nino, merr bananen e fundit.
2.Babai i Anës dhe Teos po përgatit një supë për familjen. Ai ka blerë 2 karota të shtrembra, 1
presh tëkërrusur dhe 1 brokoli të vogël nga tregu i fermerëve. Ai i pret të gjitha, bashkë me disa
perime nga shtëpia- 3 patate, 1 qepë dhe 1 spec, dhe më pas i gatuan dhe i shton kripë dhe erëza
gjellës. Familja do të kënaqet shumë!
Ushtrimi 2
Çdo vit, secili nga ne shpërdoron 100 kg ushqim.